DYLON

Ankohen për ]ështje të bursave

Avatar photo Redaksia

Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan,i nderuar Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan dhe i nderuar Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Prof. dr. Arsim Bajrami, fillimisht uroj të jeni shëndosh e mirë dhe uroj të kemi një vit të mbarë.

Ditë më parë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Prof. Asoc.Dr. Bajram Kosumi ka marrë një vendim në lidhje me çështjen e bursave universitare ku thuhet se nga kodi buxhetor të paraparë për këtë vijë pra shuma prej 7760 € do tu ndahet proporcionalisht studentëve me notë mesatare së paku 9.5 përveç studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike që u kërkohet nota mesatare së paku 9.0.

EkoHigjiena

Parlamenti Studentor si organi më i lartë i perfaqësimit të studentëve nuk e përkrahë këtë vendim pasi e cilëson si destimulues dhe si vendim i cili nuk përmbushë kërkesat tona dhe shprehim vërejtje edhe për vijën buxhetore të ndarë në vlerë prej 10.000 € tash e dy vite radhazi.

Ne kërkojmë që studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik dhe Ekonomik me notë mesatare së paku 9.0 dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me notë mesatare së paku 8.5 të jenë përfitues të Bursës Universitare vlera e të cilës duhet të jetë e njejtë me atë të Universitetit të Prishtinës dhe kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë që është e mundur gjë që kërkojmë një përgjigje konkrete nga ju.

Të nderuar, ne sinqerisht besojmë se ju do të merreni seriozisht me këtë shqetësim tonin kur dihet se kjo kërkesë e jona është vetëm ajo çka studentëve u garantohet me statutin e universitetit të tyre dhe në të njejtën kohë ata nuk do të ndiheshin të diskriminuar nga kolegët e tyre bursist në Universitet tjera Publike të vendit dhe kur dihet se në pyetje janë pjesa më vitale e shoqerisë dhe ambasadorët më të mirë të vendit pra studentët e dalluar.

Me Konsideratë : Parlamenti Studentor
Kryetar : Mehmet Zylfiu

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.