Anila Tusha-Kastrati kritikon DKA-në për politika të këqija

Anila Tusha-Kastrati kritikon DKA-në për politika të këqija

Anila Tusha-Kastrati, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Nisma-s Socialdemokrate, ka kritikuar Drejtorinë Komunale të Arsimit për qasjen e gabuar ndaj shkollës së Agrobisnesit.

Kastrati, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ka ngritur këtë çështje si brengë të saj. Ndërkohë që ajo ka thënë se ndihet e shqetësuar se përkundër që ka vend për me u shqetësuar, duket se institucionet përgjegjëse nuk merakosen për këtë.

“Përderisa shkolla e Agrobiznesit në Gjilan ka mungesë të nxënësve dhe stafi i kësaj shkolle i mbijeton tregut të punës, DKA hap dhe dy paralele të reja në fund të gjysmëvjetorit të parë, në shkollën e Mjekësisë.

“Synimi im si anëtare e Kuvendit është të qajë një hall apo brengë që duhet të na shqetësojë të gjithëve, por se nuk ke se kujt pasi faji mbetet jetim si gjithmonë”, ka thënë ajo duke e kritikuar për qasje të gabuar rreth kësaj çështjeje Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Kjo çështje sipas saj duhet të trajtohet seriozisht pasi dihet se Kosova është një vend me prioritet zhvillimin e bujqësisë.

KOMENTE