DYLON

Angazhohen për rritje të pjesëmarrjes së grave, të rinjve dhe të komuniteteve jo-shumicë në jetën publike

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të projektit ”Rritja e pjesëmarrjes së publikut në buxhetim përmes përfshirjes gjinore, të rinjve dhe komuniteteve pakicë”. OJQ Network of Peace Movement (NOPM), ka organizuar katër (4) takime jo-formale me përfaqësueset e grupeve të grave,përfaqësuesit e të rinjve, përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë me temën “Takim jo-formal me pjesëmarrjen e grave, të rinjve dhe të komuniteteve jo-shumicë”, në komunat partnere të NOPM-së -Gjilan, Ranillug, Novobërdë dhe Kllokot.

Në katër (4) takime jo-formale që janë mbajtur gjatë muajit Dhjetor dhe Janar kanë marrë pjesërreth tetëdhjetë(80) pjesëmarrës,përfaqësueset e grupeve të grave, përfaqësuesit e të rinjve dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë nga katër (4) komunat Gjilan,Ranillug, Novobërdë dhe Kllokot.

EkoHigjiena

Qëllimi i takimeve jo-formale ka qenë rritja e pjesëmarrjes së grave, të rinjve dhe të komuniteteve jo-shumicë në jetën publike e në veçanti në planifikimin e buxhetit, si dhe të drejtat e qytetarëve që të marrin pjesë aktive në planifikimin e buxhetit në ciklin buxhetor, si dhe të jenë sa më të informuar për të marrë pjesë në diskutimet publike gjatë hartimit të buxhetit komunal.

Gjatë këtyre takimeve jo-formale janë synuar përfaqësueset e grupeve të grave, përfaqësuesit e të rinjve dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë në nivel të fshatit apo në nivelin nën-komunal. Gjatë këtij aktiviteti, ata janë njoftuar më hollësisht dhe informuar në lidhje me afatet për përgatitjen e buxhetit, angazhimin e tyre gjatëplanifikimit, dobitë nga pjesëmarrja aktive si dhe të drejtat e tyre për të marrë pjesë në mënyrë aktive në ciklin e buxhetit duke marrë pjesë në mënyrë aktive nëkonsultimet buxhetore, dëgjimet publike, dëgjimet buxhetore dhe mekanizmat e tjerë të pjesëmarrjes së publikut nëvendimmarrje.

Në të gjitha takimet pjesëmarrësit kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrje gjatë procesit të buxhetimit. Mirëpo sa i përket buxhetimit gjinor shumica e femrave/grave pjesëmarrëse kanë thënë se kanë mungesë të buxhetit të paraparë për vitin 2016, në disa komuna nuk kanë ndonjë shumë të caktuar të buxhetit,pas këtyre takimeve ato u shprehën se gjatë hartimit të buxhetit dhe dëgjimeve publike gjatë këtij viti do të angazhohen që të kenë një buxhet të ndarë nga kuvendet komunale.

Përveç grupeve jo-formale të grave edhe të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me ndarjet buxhetore duke kërkuar që për vitin vijues të kenë sa më shumë fonde të ndara për aktivitetet e tyre dhe infrastrukturë sportive.

Ky projekt është financuar nga USAID dhe menaxhuar ngaFondi Për Zhvillim Komunitar (CDF), partner implementues i programit të USAID-it “Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore (AKT-LS)” në Kosovë, tëimplementuar nga OJQ Network of Peace Movement-NOPM. /2L ONLINE/