DYLON

Angazhim i shtuar gjatë muajit të solidaritetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryqi i Kuq në Kamenicë, gjatë muajit të solidaritetit ka qenë shumë aktivë. Stafi i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë si dhe vullnetarët e saj ka punuar me zell dhe se në fillim janë shpërndarë fletushkat dhe janë vendos Postarët për sensibilizimin e qytetarëve për tu solidarizuar me familjet në nevojë. Po ashtu janë njoftuar media e shkruara dhe elektronike, institucionet vendore shoqërinë civile dhe të interesuarit tjerë.

Sekretari i degës së Kryqit Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina ka bër ëtë ditur se në fazën e dytë kanë vizituar fshatrat dhe shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa në fazën e tretë kanë filluar grumbullimin e të mirave materiale të cilat janë pasqyruar në tabelë.

EkoHigjiena

“Gjatë muajit të solidaritetit kemi angazhuar shumë vullnetar në teren si dhe janë vizituar bizneset e ndryshme, kemi grumbulluar mjete financiare nga qytetarët përmes kutive të xhamit te vendosura neper biznese të ndryshme si dhe kemi grumbulluar mjete përmes vullnetarëve tanë me kutit në dorë. Si rezultat i gjithë këtij aktiviteti rezultatet i kemi pasqyruar në tabelë”, ka thënë Morina. /2L ONLINE/





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.