/2L ONLINE/ – Leonora Morina-Bunjaku, anëtare e kuvendit nga radhët e PDK-së, gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal, është ankuar në sjelljet e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, karshi saj, madje ka kërkuar nga kryetari i komunës që të marr masa ndaj tij.
Bunjaku ka thënë se edhe njëherë është ballafaquar, siç thotë ajo, me fyerjet dhe shpifjet skandaloze të drejtorit të arsimit, për të cilin tha se në takimin e Komitetit të Arsimit, kur kjo ka ngritur çështjen e mbylljes së paraleleve në Zhegër, dhe se nëse nxënësit i plotësojnë kriteret duhet ofruar qasje në shkollën sa më të afërt, për ata qytetarë të atyre lokaliteteve në rrethinë. Por, se në vend të përgjigjes, Bunajku tha se drejtori ka shpërthyer në fyerje dhe shpifje.
Morina-Bunjaku tha para kuvendarëve, ti ketë thënë drejtori, që ajo të merret me veten e saj dhe me familjen e saj, të mos shet patriotizëm dhe të mos bënë politikë, madje duke iu drejtuar edhe me gishti tregues dhe me toni e zërit jashtë kontrollit.
Ajo tha po ashtu se i është thënë se gjoja kjo paska ngritur aktakuzë në prokurori, pro se ajo mohoi një gjë të tillë ndonëse shtoi se tani nëse i duhet do ta bëjë edhe këtë. “Unë jam krenare me të arriturat e mia intelektuale dhe profesionale të gjertanishme, njëherësh ndihem krenare edhe me kontributin e familjes sime gjithashtu”, ka thënë Leonora Morina – Bunjaku e PDK-së, duke kërkuar nga drejtori i arsimit ta dëshmojë publikisht se çfarë di për familjen e saj, por se, “ ai vonë ka ardhë në Gjilan për të më njohur mua me familje time”, shtoi ajo..
Morina-Bunjaku tha se kërkon nga kryetari i komunës të merr masa ndaj një drejtori të tillë në një pozitë të tillë që nuk i bënë nderë shoqërisë të jetë në krye të një institucioni ku edukata, kultura dhe dinjiteti duhet të jenë shembull.
Përndryshe, seanca e Kuvendit Komunal po vazhdon e ku është paraparë të diskutohet edhe për arsimin dhe aty pritet të shihet edhe fjala e drejtorit të arsimit, sigurisht duke përfshirë edhe kundër reagimin ndaj kësaj që ka deklaruar anëtarja e kuvendit nga radhët e PDK-së. /2L ONLINE/