Anëtarët e shoqatës t’i vërtetojnë librezat e anëtarësisë
Shoqata e Ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Dega n Gjilan njofton të gjithë anëtarët e anës tonë të Shoqatës se duhet tu përgjigjen thirrjeve të Degës në rastet e nevojshme e që janë kusht për punën e mëtutjeshme të Shoqatës.
Të gjithë anëtarët e Degës tonë për të mirën e tyre duhet të vijnë dhe ti vërtetojnë librezat e anëtarësisë me kohë ose së paku ti rregullojnë si duhet kur kanë kohë e kur janë mirë. Mos rregullimi i librezave dhe mospërfillja e kohës së të drejtës për tu shërbyer me libreza është në dëm të tyre por edhe bën pështjellim në zyrën e Degës.
Të gjithë anëtarët e dinë se kur e kanë të vërtetuar librezën dhe se me kalimin e afatit të së drejtës së shërbesës me të humbë e drejta në përdorimin e librezës. Ka shumë e shumë raste që anëtarët -pjesa dërmuese kurrë nuk vijnë në zyrë për të rregulluar librezat, porse kur u ndodhë të sëmuren, a të kenë dikend të sëmurë, vijnë përngutë, a çojnë dikë për librezë dhe pa pagesë për shërbimin.
Le ta dinë të gjithë, sikur e dinë, se nuk ka shërbim të Degës pa rregulluar librezat me kohë dhe me rregull. Kjo veçmas tanimë kur libreza ka pranim zyrtar në dy shërbimet publike të njohura për anëtarët. Nëntëdhjetë përqind e anëtarëve kurrë nuk doket tek zyrja për të rregulluar punën e vet, as i përgjigjen kërkesës për ndonjë aktivitet, as lajmërohen -as përgjigjen në telefon në thirrjen tonë, as kanë numrat e telefonave, numra të cilët kanë tek ne.
E drejtë e të gjithëve është që të kenë librezë të anëtarësisë, por kanë detyrim që të paguajnë anëtarësinë. Unë tani në detyrën e sekretarit të Degës punoj pa pagë dhe pa kompensim. Me marrëveshje është që nga pagesat e anëtarësisë për një vit të bëhet ndonjë euro për shërbimin që bëj. Në këtë për muaj vijnë dy, tri, ose të shumtën asnjë rast për të paguar anëtarësinë. Edhe këta dy muaj kur janë bashkatdhetarët tanë në pushime këtu, nuk vijnë asnjë të rregullojnë anëtarësinë. Po në anën tjetër ka shumë kërkesa për vërtetime e shërbime tjera, sepse janë anëtarë të Degës. Të tillë ka shumë, por hajri i tyre nuk po është. Për këtë nuk do të ketë shërbim për asnjë kërkesë për pa pasur pagesën e anëtarësisë.
Tani e tutje të gjithë që vijnë në zyrë dhe kërkojnë shërbim, e që u duhet për shumë dokumentacion këtu e atje në botë ku punojnë e jetojnë, nëse nuk rianëtarësohen, nuk do të shërbehen. Rianëtarësimi është pagesa e anëtarësisë për një vit prej 12 eurove. E drejta është e përhershme por anëtarësimi vlen përsa ka afat libreza.
Për rastet që nuk janë dukë dhjetë vjet e tepër në Degë për të ruajtur anëtarësinë duhet të paguajnë gjithë vitet që nuk kanë paguar, për të kthyer të drejtën e shërbimit. Kjo masë kështu, si te ne po edhe në gjithë qendrat tjera të vendit ka ardhë detyrueshëm nga rrethanat dhe pasojë e mosinteresimit total të anëtarëve për shërbimin dhe anëtarësinë. Nuk do të ketë shërbim edhe njëherë për të gjithë që nuk kanë anëtarësinë të rregullt, pa marrë parasysh rastin në çfarëdo rrethane.
Veç librezave ka edhe vërtetime për nevoja të anëtarëve dhe të fëmijëve të tyre në shkollim, banim, apo në botën e jashtme. Është e papranueshme që të vijnë të kërkojnë shërbim, në librezë e në vërtetime, ku kanë të drejtat dhe realizimin e përfitimeve të veta të mira, pa iu përgjegjur kurrë pagesës së anëtarësisë. Shpesh po ndodhë që për shërbim të tillë hedhin një euro në tavolinë, për një kafe!…
Ka tutje kërkesa edhe në nivele tjera për shërbim duke më cekur detyrimin në shërbim pasi kam marrë të drejtën dhe autorizimin për punë këtë. Thonë fjalë tjera me rend se ky është shërbim edhe komunal e se kam detyrim ti shërbej. Në të vërtetë ky shërbim nuk është komunal dhe komuna kurrë nuk u përgjigj për këtë shërbim dhe as që i intereson çka është ky shërbim.
Në të vërtetë vetë kryetari i komunës tani ka premtuar se do ta rregullojë këtë punë, por ende nuk ka gjë në këtë. Më parë kur ishte kryetari i mëparmë i komunës për tetë vjet, ky shërbim nuk u rregullua fare siç duhej të rregullohej dhe nuk u bë një pagë mujore për shërbimin në zyrë, as u gjet një lokal për zyrë. Mirëpo ai atëherë dha një subvencion prej 3000 eurove së mbrami dhe sado –kudo e ndreqi punën paksa. Tutje nuk ka gjë në këtë drejtim ka disa vjet dhe kështu ky shërbim mbetet i pa rregulluar si duhet.
Në të vërtetë ky shërbim në të parë duhet të rregullohet nga vetë Shoqata në nivel qendror, porse në këtë nuk u bë gjë kurrë, megjithqë tjerat komuna kanë punësuar sekretarët e degëve në punë tjera komunale. Vetëm Dega në Gjilan nuk ka të rregulluar këtë punë.
Jam munduar gjithnjë që të gjithëve tu shërbej pa dallim dhe me të mirë, për të gjitha nevojat që kanë pasur gjithmonë. Për këtë por nuk kam pagë as kompensim dher pagesat nga librezat nuk kalojnë një tridhjetë euro mujor.
Ka pasë premtime se kjo punë do të rregullohet në nivel vendi a komunal, por deritani nuk ka asgjë dhe nuk besoj se do të ketë. Shërbimi do të vazhdojë edhe tutje njësoj, porse anëtarët duhet të përgjigjen në pagesën e rregullt vjetore, që nuk është e lartë, kur janë në pyetje shërbimet shëndetësore e kadastrale.
Ka raste që anëtarët e Degës tonë heqin pagesa deri në shtatëqind euro për shërbimet mjekësore, e të cilat mjekët e respektueshëm shërbimin ua bëjnë falas, duke pasur respekt për librezën e anëtarësisë së Shoqatës tonë dhe kjo është për falënderim publik për mjekët tanë shumë të nderuar. Shembulli i tyre është i jashtëzakonshëm për të mirë!
Edhe shërbimi kadastral ka këtë trajtim njerëzor në pranimi
n e librezave për pagesat e shërbimit dhe në këtë duhet falënderuar drejtorin tani, z. Sadudin Berishën për këtë të mirë të madhe!
Kështu këto dy të mira kanë qenë një ndihmesë e jashtëzakonshme për të gjithë anëtarët që kanë për dëshmi librezat dhe që i vërtetojnë me rregull në Degë.
Krejtë do të ishte në rregull sikur të kishte pagë mujore për shërbimin në zyrë dhe të kishte një lokal publik nga komuna, e jo si është deri tani në ndërtesën e PDK –së qe sa vite, ku ka kushte dhe ndihmë në gjithçka, porqë i vjen sikur Dega dhe Shoqata janë paksa të kësaj partie. Jemi falas në lokalin e kësaj partie dhe shumë respekt dhe falënderim për këtë, porqë për shkak të ikjes nga njëanshmëria e rastit do të duhej të kishim lokalin në ndonjë ndërtesë publike të komunës.
Kjo kërkesë është bërë kahmot në komunë dhe tek kryetari i komunës tani, -për një pagë mujore dhe për një lokal nga komuna. Këtë e ceki për të kjartësuar gjërat publikisht e për të mos lënë në dyshim dhe thashetheme çështjen këtë.
Nga gjithë këto që u cekën mësipër desha të bëj një njoftim se shërbimi ky kështu është në krizë dhe vështirë e ka të vazhdohet kështu. Unë punoj edhe tutje dhe me orar të rregullt, por hargjimet e zyrës, shërbimet dhe rastet për pagesa të materialit për zyrë, si dhe gjëra tjera të rastit, që vijnë pritur e papritur, i heqi me paratë e mia! Kam marrë një kompenzim për burgun politik që kisha në ato kohët e monizmit dhe me këto po mbahem me shumicë, -derisa të shkojë e si të shkojë.
Edhe njëherë dua të jemi të kjartë se -sëpaku anëtarët duhet ti përgjigjen detyrimit nga anëtarësia, -si për aktivitete, si për organizim, po edhe si për pagesë të librezave të anëtarësisë, -që është kusht për shërbimet gjegjëse të nevojave të anëtarëve.
Tutje nuk do të ketë më shërbime përngutë e për raste të veçanta të rënda sado qofshin, sepse nuk ka mundësi më për këtë. Thjeshtë kush ka paguar do të ketë shërbimin, dhe kjo është krejtë çështja e fjalës publike kësaj, -që më shtyri detyrueshëm ta bëj kështu.
Detyrimet e anëtarëve janë edhe njëherë përmbledhur: libreza dhe pagesa e anëtarësisë vjetore, përgjegjja në aktivitete të Shoqatës, ofrimi i numrave të telefonave tani që kanë dhe paraqitja në Degë nganjëherë gjatë vitit, për të njoftuar për ndryshimet njerëzore, të vendbanimit, të telefonit, të rrethanave të reja njerëzore, shëndetësore, ekonomike, punësimit…
Është mirë që të gjithë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore të ofrojnë dëshminë tek zyrja e Degës, që të janë në listë për banjë kur kjo ndodhë gjatë vitit nganjëherë, ose për ndonjë donacion të rastit nëse e ofron ndokush.
Duhet të paraqiten rastet kur një librezë dikush e ka marrë para shumë kohe dhe që nuk është e plotësuar si duhet. Kam rast që vjen njeriu me librezë ku i shkruan vetëm emri e mbiemri, pa asnjë shënim tjetër dhe pa vulë!…Për më tepër edhe pa foto! Nuk di ku e ka marrë atë librezë dhe kush ia ka dhënë, por ka raste të tilla. Kur vjen deri tek konfuzioni dhe refuzimi i shërbimit në shëndetësi a kadastër për shkak të parregullsisë së librezës, faji mbetet tek unë, pa ditur gjë për këtë. Nëse ka raste të këtilla, duhet rastet të paraqiten në zyrë. Ka libreza të reja dhe atij që i takon shërbimi i jepet libreza si duhet.
Këto informata më shumë vlejnë për bashkatdhetarët tanë që janë tani këndejpari në pushime, sepse këta kanë kërkesa më së shumti, por pa kohë e pa vend të shumtën, vetëm kur u kërcet problemi. Për më tepër këta kanë mundësi për pagesë të anëtarësisë. Përndryshe rastet që janë mbrenda këtu dhe që janë raste sociale të shumtën, nuk di as si t’ua kërkoj pagesën, kur nuk kam as kujtë t’ia kërkoj!
Ka raste që ua vërtetoj librezat falas sepse janë raste sociale të rëndë. Por ka raste e mundësi kur dikujtë mund ti jepet libreza për shërbim, edhe pa pasur mbulesën e ish të ndjekurit e burgosurit politik, por këto janë dy –tri raste krejt.
Gjithçka tanimë paguhet për një shërbim cilidoqoftë dhe kjo është tani logjika e këtij rendi në të cilin jetojmë. Shërbimi ynë ka filluar në baza vullnetare e humane dhe i tillë do të mbetet deri në fund, megjithëse është besuar se shteti do ta mbrojë këtë shërbim vetvetiu shumë të nevojshëm dhe të autoritetshëm.
Me mbrojtjen e këtij shërbimi shteti do të mbronte autoritetin e vet dhe do të kishte një pamje tjetër për të mirë. Pasi nuk u përgjigj për këtë kurrë dhe pasi gjërat janë kështu si janë, sëpaku, për të mbajtur edhe tutje shërbimin këtë, anëtarët duhet ta mbajnë këtë vetë, poqese duan!?
Orari i punës edhe tutje është nga ora nëntë (9) e deri në gjashtëmbëdhjetë(16) e edhe më gjatë dhe numri i telefonit është po i njëjti që ka qenë dhe që është në shpallje në derë të zyrës, që është në të vërtetë numri im personal i telefonit, sepse nuk ka zgjidhje tjetër për këtë. /2L ONLINE/
