DYLON

Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Tregtia e lirë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, e mundësuar përmes Marrëveshjes së Stabilim-Asociimit, ka rezultuar në një klimë më të favorshme të të bërit biznes në përgjithësi dhe ka ekspozuar Kosovën në një treg të madh.

Kështu thanë anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë gjatë takimit me Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja Speciale e BE-së. Anëtarët e Odës Amerikane poashtu diskutuan rreth vështirësive në gjetjen e partnerëve potencial në biznes, përmirësimin e shkathtësive në punë, dhe zhvillimin e ideve inovative të biznesit.

Ambasadorja Apostolova njoftoi të pranishmit me prioritetet e Zyrës së BE-së në Kosovë, duke theksuar Agjendën për Reforma Evropiane, sundimin efektiv të ligjit, reformat në administratën publike, si dhe investimet në sektorin e arsimit si kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo falenderoi Odën Amerikane në dhënien e rekomandimeve për Raportin Vjetor të Komisionit Evropian. Ambasadorja Apostolova poashtu mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit me sektorin privat në Kosovë.

EkoHigjiena

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, tha se Oda Amerikane ka ngritur shumë çështje sa i përket sektorit privat në Kosovë, duke ftuar zyrën e BE-së për zhvillim të bashkëpunimit mes institucioneve të bizneseve duke arritur rritje ekonomike më të qëndrueshme në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, duke përmendur prioritet e Odës Amerikane në avokimin për çështje ekonomike, tha se Oda Amerikane mirëpret takimet për të rritur bashkëpunimin mes sektorit privat dhe Zyrës së BE-së në Kosovë pasi që kjo është esenciale për zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.