DYLON

Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes zhvilluan një takim me drejtorin e NALT-it, Gjeneral Brigade Jörg Rüter

Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes zhvilluan një takim me drejtorin e NALT-it, Gjeneral Brigade Jörg Rüter
Avatar photo Redaksia

Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes kanë realizuar sot një takim me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të  NATO-s, (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter.

Në fillim të takimit, kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, pasi njoftoi atë lidhur me fushëveprimin e Komisionit, theksoi se ky takim është shume i rëndësishëm për t’u njoftuar me punën e NALT-it, pasi zhvillimi i kapaciteteve të FSK-së dhe bashkëpunimi me NATO-n, është prioritet i institucioneve të Kosovës, por edhe i Kuvendit dhe Komisionit.

EkoHigjiena

Në vijim,  gjeneral Rüter,  paraqiti një prezantim gjithëpërfshirës për punën e NALT, rolin dhe impaktin e kësaj zyre në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së dhe sektorit të sigurisë, brenda mandatit të NALT-it.  Në prezantimin e tij, të pasqyruar me fakte dhe shifra, anëtarët e komisionit u njoftuan me planifikimet rreth kapaciteteve të FSK-së, personelin, kuotën gjinore dhe atë të komuniteteve, procesin integrues etj.

Pas prezantimit, fjalën e morën anëtarët  e komisionit për pyetje dhe komente rreth të dhënave te prezantuara dhe çështjet tjera të ndërlidhura me prezantimin. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.