DYLON

Anëtarët e Komisioni përkatës takohen me udhëheqësit në Ministrinë e FSK-së

Anëtarët e Komisioni përkatës takohen me udhëheqësit në Ministrinë e FSK-së
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në ministri deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së (KPPMSMFSK), në krye me deputetin z. Haxhi Shala, kryetar i Komisionit.

Në takimin e përbashkët të deputetëve të Komisionit PPMSMFSK të Parlamentit të Kosovës dhe krerëve të Ministrisë dhe FSK-së ishin të pranishëm edhe drejtori dhe zëvendës drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK dhe FSK (NALT).

EkoHigjiena

Fillimisht ministri Berisha falënderoi të gjithë deputetët pa dallime partiake, për përkrahjen dhe votimin që i kanë bërë në parlament leximit të parë të pakos së projektligjeve për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këtë takim informues u bënë prezantime më të hollësishme për pikat konkrete se ku do të ketë ndryshime thelbësore si dhe u prezantuan fazat e zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së me mision të ri.

Nga deputetët u parashtruan pyetje të ndryshme dhe me interes në të cilat dhanë shpjegimet e tyre ministri, komandanti i FSK-së dhe specialistët e fushës. Deputetët shprehën falënderimin për mundësinë e dhënë që për pika të ndryshme të projektligjeve të diskutohet konkretisht dhe nga afër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.