Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik dhe objektiv kyç për të ardhmen e vendit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mirëpriti komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e mandatit të tij.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, rëndësia e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe KFOR-it.
Ministri, po ashtu, tha se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe objektiv kyç për të ardhmen e vendit.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë me qëllim që të ruajë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vend. /2LONLINE/
