DYLON

Andis Qeku dhe Lenë Osmani e nisin vitin 2026 me fitore sikur edhe Zana Bllaca dhe Arijon Krasniqi për U11

Andis Qeku dhe Lenë Osmani e nisin vitin 2026 me fitore sikur edhe Zana Bllaca dhe Arijon Krasniqi për U11
Avatar photo Redaksia

Të dielën në Palestrën Tefik Çanga, në Ferizaj, u mbajt turneu tradicional “Dita e Pavarësisë”, në PingPong, për senior dhe për grup-moshën U11. Andis Qeku dhe Lenë Osmani e nisin vitin 2026 me fitore sikur edhe Zana Bllaca dhe Arijon Krasniqi për U11.

Postimi i plotë nga Federata e PingPongut e Kosovës:

EkoHigjiena

Andis Qeku dhe Lenë Osmani e nisin vitin 2026 me fitore sikur edhe Zana Bllaca dhe Arijon Krasniqi për U11

Të dielën në Palestrën Tefik Çanga, në Ferizaj, u mbajt turneu tradicional Dita e Pavarësisë për senior dhe për grup-moshën U11.

Në kategorinë e seniorëve, Andis Qeku arriti që ta befasojë Kreshnik Mahmutin, në gjysmëfinalen e parë (3:1), kurse Aron Koni e mundi Fatih Karabaxhakun me 3:2. Në ndeshjen për vendin e tretë, Kreshnik Mahmuti fitoi me 3:0 ndaj Fatih Karabaxhakut, kurse në finale u ballafaquan Andis Çeku dhe Aron Koni. Qeku arriti të dalë i pari pasi me meritë e mundi Konin me 3:1 në seta duke paralajmëruar kështu që viti 2026 do të jetë më me shumë rivalitet pasi dyshes Mahmuti e Karabaxhaku i janë bashkuar edhe Qeku e Koni.

Te femrat, Lenë Osmani edhe këtë vit ka filluar të shfaqë formë të mirë dhe ka arritur të dalë e para, para rivales së saj Shega Hashanit. Gjysmëfinalet ishin shumë interesante, pasi dy finalisteve iu deshën nga 5 seta për ti kaluar kundërshtaret e tyre. Së pari, lenë Osmani e mundi Samanta Agollin me 3:2, kurse Shega Hashani fitoi ndaj Leoresa Imerit po ashtu me 3:2. Në ndeshjen për vendin e tretë, Samanta Agolli e ka mundur Leoresa Imerin me 3:0.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.