DYLON

Anamorava vatër e futbollit dhe e tifozëve, stadiumet katastrofë!

Anamorava vatër e futbollit dhe e tifozëve, stadiumet katastrofë!
Avatar photo Elife Sherifi

Në ndeshjen e fundit mes Vllaznisë së Pozhoranit dhe Drenasit u vë në pah fusha aspak e përshtatshme për ndeshje futbollistike.

Bari i tharë, balta e terur dhe pluhuri dukeshin më tepër se lojtarët, kjo e vështirësonte edhe më shumë ndeshjen e cila përfundoi pa ndonjë rast të bukur për gol. Vllaznia fitoi me anë të një goli nga penalltia.

Një terren edhe më i komplikuar është ai në fshatin Hogosht, ku skuadra KIKA zhvillon ndeshjet si vendas. Ajo fushë është pa bari, tërësisht e thatë, ndërsa vijat e fushës janë lyer me ngjyrë të bardhë që herë pas here mbulohen nga pluhuri. Mos të flasim për tribinat e tifozëve nëpër kodra apo vendi qëndrimi për gazetarë apo kamerë.

EkoHigjiena

Të dyja stadiumet në fjalë gjenden në Anamoravë, raspektivisht njëri nga ana e Kamenicës, ndërsa tjetri mes Vitisë dhe Gjilanit ne qytetzen e Pozhoranit.

Ndër vite, në këtë pjesë të Kosovës nuk është investuar në infrastrukturën sportive, sidomos në futboll e stadiume.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan është duke u rinovuar nga një projekt i Komunës së Gjilanit, por pozita e tij e ngulfatur nga shkollat e mesme, shtëpiat për rreth dhe qasje tejet e vështirësuar me hyrje të ngushta e bëjnë vërtet të pafavorshëm. Hapësira e kufizuar për tifozë dhe për media sidomos në ditën e derbit lokal mes Dritës dhe Gjilanit tregojnë për një stadium të papërshtatshëm për ngjarje të mëdha.

Anamorava ka prodhuar vazhdimisht talent në nivel vendi e ndërkombëtar dhe njihet për futbolldashës e tifozë të zjarrtë si: ‘Intelektualët’ e Dritës, ‘Skifterat’ e Gjilanit,’ Tigrat’ e Pozhoranit, ‘Luanët’ e Kikës dhe të tjerë.

Problem pothuajse të njejtë me fushat e futbollit ka gjithandej Kosovës edhe pse tashmë futbolli kosovar njihet dhe është pranuar nga UEFA dhe FIFA.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.