DYLON

Anamorava organizon peticionin për liberalizimin e vizave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, dhe partnerët e saj të shoqërisë civile, po vazhdojnë me fushatën për liberalizimin e vizave të filluar ne prill të këtij viti, me letrën dërguar përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, Komisionerit Johannes Hahn dhe Komisionerit Dimitris Avramopoulos.

Me këtë fushatë, organizatat e shoqërisë civile i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, dhe partnerët e saj të shoqërisë civile,do të vendosin një pikë statike në Gjilan dhe dy pika lëvizëse një në Kamenicë dhe një në Viti ku qytetarët e Anamoravës do të kenë mundësi për dy jave te nënshkruajnë peticionin për liberalizimin e vizave.
Qytetarët përveç nënshkrimit te peticionit do te kenë mundësinë qe përmes plotësimit te kartolinave te i drejtohen drejtpërdrejte si dhe te shprehin mendimin e tyre,Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar, dhe Ministrit për Integrime Evropiane Bekim Çollakut.

Teksti i këtij peticioni, që pritet të nënshkruhet nga shumë qytetarë do të jetë ky:
” Ne qytetarët e nënshkruar në këtë peticion jemi të bindur se izolimi i Kosovës i imponuar me viza Shenghen, tashmë ka filluar t’i ndikojë negativisht të gjitha lëvizjet në shoqëri, dhe të le gjurmë të pakthyeshme në proceset zhvillimore që aq shumë na duhen. Kufizimi i lëvizjes së lirë, i vendeve Evropiane brenda Evropës, është një paradoks i kohës, sidomos sot, kur globalizimi e ka përfshirë çdo skutë të jetës, dhe e pamundëson zhvillimin normal atëherë kur nuk ka liri të lëvizjes.

Kërkojmë nga autoritetet e Bashkimit Evropian, si dhe nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i krijojnë kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. BE-ja duhet të na trajtojë ashtu si i ka trajtuar vendet tjera në rajon, ndërsa qeveritarët tanë duhet t’i plotësojnë kriteret e vendosura me më shumë vullnet dhe vendosmëri.

Nëse duam më shumë zhvillim ekonomik, edukim cilësor, shëndet publik, këmbim kulturor dhe sportiv, e sidomos nëse duam më pak Kosovar që duan të migrojnë, atëherë jemi të bindur se duhet liberalizuar vizat Shengen sa më parë!”.

Në ftohen të gjithë qytetaret e Anamoravës qe nga gjysma e muajit Korrik, ne një numër sa më te madh te dalin dhe te nënshkruajnë peticionin për Liberalizimin e Vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës. /2L ONLINE/





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.