Anamorava bëhet bashkë në luftë kundër Coronavirusit

Anamorava bëhet bashkë në luftë kundër Coronavirusit

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur një takim të premten në Komunën e Ranillugut me kryetarët e komunave të Anamoravës, të cilët kanë diskutuar për situatën e fundit, kur vendi po përballet me masa për parandalimin e përhapjes së Covid19.

Në këtë takim u bisedua për furnizimin me pajisje mjekësore dhe për furnizimin me miell e produkte të tjera, derisa u tha se të gjitha komunat e Anamoravës janë bërë bashkë për ta luftuar virusin Covid19, me të gjitha kapacitetet komunale.

Në takim, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është autorizuar që ta vlerësoj situatën dhe të marr vendim për ta futur në karantinë Anamoravën, në rast se kjo është e nevojshme.

Ndryshe, Anamorava ka katër komuna me shumicë shqiptare dhe tri komuna me shumicë serbe.

KOMENTE