DYLON

Analogji për Gjykatën Speciale

Avatar photo Redaksia

Fadil KAJTAZI

/2L ONLINE/ – Kërkesa e Bashkësisë Ndërkombëtare, (kryesisht e asaj pjese që e bën shtetin e Kosovës) drejtuar deputetëve te Kuvendit të Kosovës për të votuar amandamentet kushtetuese që mundësojnë themelimin e Gjykatën Speciale është shumë serioze dhe mos administrimi i duhur i kësaj kërkese realisht dridh themelet e shtetësisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Ky refuzim, së bashku me imazhin e keq të krijuar nga keq qeverisja e deritanishme, është një input i keq i cili ju krijon armiqve te pavarësisë se Kosovës edhe një fakt për të trumbetuar më shumë për “Kosovën si shtet jofunksional”. Pika në të cilën kanë ardhë gjërat janë analogji e mospranimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujese nga ana e Serbisë e cila për pasoje solli bombardimin 77 ditësh.

Një nënshkrim eventual i palës serbe të kësaj marrëveshje përpos që atë do ta shpëtonte nga bombardimi, do t’i siguronte prezencë policore dhe ushtarake në Kosove. Zgjidhja e “problemit te Kosovës” do të reduktohej në një marrëveshje të tipit të “Ohrit” ose pak më shumë. Një pjesë e madhe e atyre që e refuzojnë Gjykatën Speciale nuk janë në nivelin e përgjegjësisë së deputetit për të kuptuar pozitën e Kosovës dhe të shqiptarëve në tërësi në ndikimet e përgjithshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Në fakt, ne shqiptarët në tersi, në hapësirën gjeopolitike të ndikimeve globale edhe si numër, edhe si dije edhe si territor jemi një zero e madhe. Ne kushtet e një konflikti të përmasave të nivelit të kërcënimeve ruse, forcave aleate të bashkuara në NATO, ne nuk kemi potenciale për t’i furnizuar me ujë për pije e lere më shumë.

Një pjesë e këtyre deputetëve të cilët mbi baza patriotike marrin motivin për të refuzuar votimin, ata duhet që se paku për përgjegjësinë që kanë të kenë një grimë dije nga fusha e politikes dhe e historisë për të parë konstalacionin e radhitjes se forcave në gjeopolitikën e re globale ku përmes asaj ballkanike po tentohen të përvijohen, apo të rizgjohen relacione te “fjetura”. Dhe nëse një deputet i Kuvendit të Kosovës, në ditët e sotme nuk është në nivelin për të kuptuar se ekzistenca e Kosovës shtet është e varur jetësisht me “Bonstillin” ai deputet është analfabet politik ose është duke bërë argatin e dreqit.

Nga viti 1922 deri me 1924, me vendim të Lidhjes së Kombeve, edhe Juniku ishte shpallur “Zone Neutrale” dhe përkthyer në rrethanat e sotme ishte një territor me 1244. Kjo ishte një përpjekje e miqve të atëhershëm ndërkombëtarë qe “thiut t’i këputej së paku edhe një qime”. Por nga veprimet “patriotike” që në atë kohe u zhvilluan në Junik, e që një pjesë të madhe u influencuan nga agjentura serbe, miqtë e atëhershëm ndërkombëtarë u bënë nervoz pëer vendimin dhe ndodhi qe “Republika e Junikut” u avullua. Ngjashëm me Kumanovën, nga Juniku me se tri herë u sulmua shteti shqiptar i cili posa kishte nisur të lulëzoj.

Thirrja e ambasadores te SHBA-se, Jakobson, që të votohet Gjykata Speciale është me tepër se thirrje e një miku, ajo duhet konsiderohet thirrje atij qe e ndihmoj lindjen e këtij shteti, pra prindërore. Ata që nuk e kuptojnë janë….?! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.