DYLON

Analizat e gjakut mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

Avatar photo Redaksia

Një analizë e gjakut mund t’i ndihmojë njerëzit të cilët planifikojnë ta lënë duhanin duke u dhënë atyre shanse më të mira për ndërprerjen e duhanit, thotë studimi i ri i Lanvetit.

Studimi konstatoi se 60 për qind e njerëzve të cilët përpiqen ta lënë duhanin përsëri fillojnë me të qysh në javën e parë, përcjell BBC-ja.

EkoHigjiena

Hulumtuesit ende nuk dakordohen rreth matjes se sa kohë një personi i duhet që ta shpërbëjë nikotinën dhe lidhshmërisë se sa do t’i ndihmonte kjo në lënien e duhanit. Nikotina është një nga substancat nga e cila më së shumti ‘varen’ në cigare.

Duhanpirësit kërkojnë më shumë nikotinë kur nivelet e kësaj substanca bien në trupat e tyre, duke i bërë ata që ta ndezin një tjetër cigare.

Por, jo çdo organ e shpërbën nikotinën me të njëjtën shpejtësi. Disa ekspertë thonë se njerëzit organizmat e të cilëve e shpërbëjnë shpejt nikotinën kanë dëshirë më të fortë për cigare, dhe kjo do t’ua vështirësonte vendimin që ta lënë duhanin. Në këtë studim, hulumtuesit i monitoruan më shumë se 1200 njerëz në faza të ndryshme të ndërprerjes së duhanit.

Ata e analizuan gjakun e çdo vullnetari në hulumtim për të parë se me çfarë shpejtësie organizmi i tyre e shpërbën nikotinën. Vullnetarët morën flasterë me nikotinë ose pilulë me ilaçin Varenicline, i cili nuk është i bazuar në nikotinë. Të gjithë i vizituan dhe konsultuan ekspertët.

Studimi gjeti se njerëzit që e shpërbëjnë nikotinën me shpejtësi ‘normale’ kishin një shans më të mirë të ndërprerjes së duhanit derisa e kishin marrë ilaçin se ata të cilët kishin marrë flasterë. Edhe pse njerëzit organizmat e të cilëve e kishin shpërbërë nikotinën me shpejtësi më të ngadalshme kishin rezultate të ngjashme, megjithatë kishin efekte anësore më të forta nga ilaçi që e kishin marrë.

Ekspertët që e kishin kryer studimin thonë se shanset për ndërprerjen e duhanit tek njerëzit me metabolizëm normal mund të jenë më të ulëta me flasterë, por ato do të rriteshin me përdorimin e ilaçeve, derisa në njerëzit me metabolizëm më të ngadalshëm ishin më të mirë flasteret. Megjithëse analizat e gjakut tani për tani përdoren vetëm për hulumtim, ato lehtë mund të zhvillohen për përdorim shumë më të gjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.