DYLON

Analisti serb Janjiq: 200 të dyshuar për Gjykatën Speciale

Avatar photo Redaksia

Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë për krime lufte është shumë i rëndësishëm, sepse një numër i madh i njerëzve me ndikim duhet të procedohet, ka deklaruar analisti serb Dushan Janjiq. Sipas deklaratës së tij, ka rreth 200 raste të të dyshuarve për krime lufte, në të cilat janë të përfshirë edhe komandantë të UÇK-së , por edhe” shumë politikanë pas UÇK-s, bashkë me krimin e organeve.

Nga ky numër, ka thënë ai , vetëm 10 për janë serbë e të tjerët janë shqiptarë.Janjqi nuk ka treguar nëse këto shifra janë të bazuara nga aktakuzat e vazhdueshme të Beogradit kundër shqiptarëve në Kosovë apo nga ndonjë burim tjetër. Janjiq beson se testi i parë i Gjykatës speciale duhet të jetë “ rasti i njohur me trafik organesh të njeriut”./b92/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.