Njohës të çështjeve kushtetuese, konsiderojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese megjithatë është në favor të demokracisë në vend. Profesor Flamur Hyseni konsideron se mbi bazën e vendimit të kushtetueses, janë krijuar kushtet për qeveri gjithëpërfshirëse.
“Mbi bazë të këtij vendimi që ka dalë pres dhe do të duhej të ndodh të kemi një zgjidhje të institucioneve, të ketë konsolidim të institucioneve formim të kuvendit por pastaj edhe formim të qeverisë . rrugët janë dhënë me këtë vendim, janë përcaktuar zgjidhjet mund të ketë bashkim të dy forcave, në këtë rast të bllokut me partinë e cila ka dalë fituese në këtë rast PDK, dhe të gjejnë një model qeverisje ose bashkëqeverisje çfarëdo që e përcaktojnë partitë politike me ndonjë marrëveshje eventuale”, theksoi ai.
Ndryshe, Fisnik Korenica nga Grupi për studime politike-juridike pret që Gjykata Kushtetuese në pjesën shpjeguese të dekonspiroj nocionin grup parlamentar si dhe momentin kohor kur ky grup parlamentar mund të themelohet. …
lexo të plotë në:
http://www.rtklive.com/?id=2&r=2264