• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Amullia pandemike e planifikimit urban të komunës së Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 15 Shtator, 2021 7 min
 Amullia pandemike e planifikimit urban të komunës së Gjilanit

Amullia në fushën e planifikimit urban në komunën e Gjilanit u pa qysh nga fillimi i qeverisjes së juaj, po finalja që po e kuptojmë këto ditë nga mediat-propozim vendimi për miratim i PZHK (Planit zhvillimor Komunal) nga trupat e kuvendit flet shumë dhe qartë për qëllimet e juaja, dhe uroj të jetë fundi kësaj amullie në qeverisjen tuaj.

E për këtë fund i kërkoj kryetarit  që mos të mungoj dhënia e “Mirënjohjes” drejtorit të Urbanizmit për këtë merit në amulli. Pasi edhe ashtu kryetari Haziri gjatë gjithë qeverisjes është marrë me shpërndarjen e mirënjohjeve e do te ishte keq me e anashkaluar akterin kryesor në fushën e planifikimit-zhvillimit urban të komunës tonë.

Po i theksoj disa më të veçanta nga  një mori “meritash” që ky i ka në procesin e menaxhimit-planifikimit urban dhe do të ishte keq mos me ja qit ne pahë se mirënjohja mbetet e zbehët pa vlera:

  • Planifikimi i PZHK në kundërshtim me Ligjin e Planifikimit Hapësinor.
  • Planifikimi i PZHK i thirrën si planifikim i drejtorisë së Urbanizmit-Gjilan, i punuar me kompani (të thirrur si mbështetëse në planifikim) me kontratë të MAJME për nga financat, e  MJERË për nga mbështetja profesionale- përmbajtja
  • Planifikimi i PZHK me ekip me anëtare përgjegjës -(ekip  bazë) jo profesional e anëtarë fiktivë e fantom veç sa për ta plotësuar numrin në ekipë.
  • Planifikimi i PZHK jo transparent- në kundërshtim me parimin bazë ligjor të ligjit të planifikimit. Ku proceset kyçe- Shqyrtimi publik, si i PZHK si i VSM, të këtij plani janë bërë në mënyrë tinëzarë – jo transparentë dhe në kalkulim të kohës (mbylljes pandemike)  sa më të shpejt për ta përmbyll procesin e jo në vlerësim të kualitetit të dokumentit.
  • Planifikimi i PZHK si proces ka vazhduar deri këtu si lojë tenisi, e gjuajtjes së topit herë në kompani e herë në komunë -kështu kur kontrata është bërë për kompani mbështetëse e thirrja në emër të vetëplanifikimit nga urbanizmi.
  • Edhe kjo e fundit-tentimi (kontrabandimi) për ta përmbyll një dokument krucial pa marr miratimin e trupës profesionale dhe trupave të kuvendit në fund të mandatit, në kohë fushate –e që është absurdi më i madh.

Por unë si profesioniste e kësaj fushe dhe si “vëzhguese” e përhershme e këtyre zhvillimeve urbane dhe e shumë proceseve menaxhuese e operuese të kësaj drejtorie as skam heshtur dhe as do ta bëj këtë asnjëherë derisa paguhem nga taksat e qyterarëve të komunës time. 

Personalisht nuk jam e habitur nga ky tentim – miratim i vendimit të fushës së urbanizmit, pasi kështu ka funksionuar kjo qeverisje nga fillimi. Pa qëllim të mirë, pa strukturim e gjithë përfshirje të profesionistëve e të publikut, pa vullnet për punë por me vullnet e koncentrim  për të përfituar për vete e për ta prishur kudo që e prekin.

Komunës së Gjilanit i duhet një planifikim i mirëfilltë nga profesionistët e vetë të shumtë brenda institucionit dhe ata jashtë institucionit, e që fatkëkeqësisht  ishin të përjashtuar nga ky proces.

I duhen profesionistë që marrin frymë e bashkëjetojnë me Gjilanin, që jo vetëm e shkruajnë dhe e vizatojnë strategjinë zhvillimore të tij por para së gjithash që e ndjejnë atë zhvillim dhe identifikohen me të deri në fund të jetës së tyre.

Kjo punë behet vetëm me adresë të qartë të përgjegjësve e jo nga kompani mbështetëse e profitere që hallin e kanë krejt diku tjetër (e këtë e dimë të gjithë) 

Komuna edhe mund ta miratoj siç ka vepruar edhe me vendimet tjera (po unë e shoh edhe të pa besueshmëm por edhe të pamundur) po le ta din qytetarët e Komunës së Gjilanit se ky është një HIÇ dokument që bash nuk i bon zgjidhje urbane Komunës.

Dhe vërtet do të ishte MJERIM për ne zyrtarët që e kemi obligim me u shërbye me të, e edhe më MJERUESE për qytetarët -komunën që nuk mund të zhvillohen sipas këtij plani.

Prandaj për krejt këto “merita” kryetari do ti mbetej borxh drejtorit të urbanizmit për një “MIRËNJOHJE”, pasi edhe do ti hynte në punë këto ditët në vijim si dëshmi për “vlerën” e tij profesionale.

 E në fund kur jemi te mirënjohja, po ashtu do ti kërkoja kryetarit Haziri edhe një mirënjohje për mediat. Ato vërtet e kanë meritën e tyre meritore, pasi ato kryetar po ta informojnë  shtëpinë-komunën për proceset që ndodhin e zhvillohen brenda saj.

Kohët dhe rrethanat shpejt ecin e ndryshojnë, por një gjë është e sigurt –komuna  dhe shteti jonë pa tjetër ka me u liru prej  njerëzve me motive të ulëta në udhëheqje sepse kjo është rruga e vetme kah progresi dhe kah integrimet e shumta e t ‘vështira që na presin.

SHNET PËR QYTETARËT!

Sinqerisht!

Bahrije Mahmuti Beqiri -Arkitekte

Etiketa:aktuale Bahrije Mahmuti - Beqiri Opinion Planifikimi urban
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Ajnoc

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com