• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

AMMK merr mbështetje nga GIZ

Redaksia 2LONLINE 13 Dhjetor, 2021 3 min
 AMMK merr mbështetje nga GIZ

AMMK merr mbështetje nga GIZ për krijimin e sistemi të monitorimit dhe raportimit për mbeturina komunale.

Marrëveshja është pjese e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet GIZ dhe Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves ( AKMM) që përmes bashkëpunimit të ngushtë të palëve nënshkruese, të krijohet një baze për funksionalizmin e një sistemi të qëndrueshëm të monitorimit dhe raportimit për mbeturina komunale.

Objektivi kryesor i kësaj marrëveshje është që AKMM-së t’i ofrohet mbështetje në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të raportimit përmes digjitalizimit të formularëve të standardizuar të raportimit, në mënyrë që të sigurohet që të dhënat e mbledhura të shfrytëzohen për planifikimin strategjik të investimeve kapitale në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Bazuar në këtë marrëveshje AMMK në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj ndër të tjera do të bëjë funksionalizimin e qëndrueshëm të hostingut të zgjidhjes softuerike të bazuar në internet në kuadër të domenit “rks-gov.net”, ngritjen e kapaciteteve për administrimin dhe azhurnimin e kësaj platforme digjitale, informimin e të gjithë akterëve përkatës për vënien në përdorim të platformës së re digjitale, sigurimin e qëndrueshmërisë se softuerit të bazuar në internet me qëllim të raportimit, monitorimit dhe vlerësimit të të dhënave komunale të menaxhimit të mbeturinave dhe aktivitete të tjera që ndërlidhen mirëmbajtjen e qëndrueshme të sistemit.

Ndërsa që GIZ, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes do të ofrojë mbështetje teknike për AMMK gjatë përgatitjes, zhvillimit dhe zbatimit të sistemit të bazuar në internet sipas planit të dakorduar të veprimit, mbështetjen e AKMM-së në zhvillimin e kapaciteteve për punonjësit e saj, përmes materialeve të trajnimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të zgjidhjes digjitale si dhe ofrimin e mbështetjes teknike dhe financiare për dizajnimin dhe zhvillimin e sistemit. /2LONLINE/

Etiketa:AMMK GIZ mbeturina komunale raportimit sistemi të monitorimit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës

1 Qershor, 2023
Gjilan

Kushtrim Kadriu e sheh veten alternativë të duhur për kryesues të Kuvendit

1 Qershor, 2023
Nacionale

Ministrja Haxhiu nxjerr vendim për mbështetje financiare prej 200 mijë euro për

1 Qershor, 2023
Gjilan

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave

1 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Vazhdon projekti edhe për tre vite me NALAS dhe GIZ

27 Dhjetor, 2022

Komuna e Gjilanit është në finalizim të projektit për implementimin e kompostimit të mbeturinave shtëpiake

3 Nëntor, 2022

AMMK me aktivitete për edukim mjedisor me rastin e shënimit të Ditës së Tokës

22 Prill, 2022

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ për hartimin e planit komunal për energji dhe klimë

14 Mars, 2022

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni takoi përfaqësuesit e GIZ-it për menaxhimin efikas të mbeturinave

10 Shkurt, 2022

Kreu i Vitisë takon përfaqësues të GIZ-it gjerman, u diskutua me theks të veçantë për menaxhimin e mbeturinave

10 Shkurt, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com