DYLON

Amerikanët t’sosin!

Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është superfuqi për të gjitha kombëtaret në Kampionatin Botëror në basketboll, që po mbahet në Spanjë. Ata i dhanë leksion Turqisë, duke e demoluar me rezultat 98:77, në ndeshjen e dytë të grupit C.

Amerikanët kryesojnë renditjen me 4 pikë dhe janë favoritë të mëdhenj për të fituar botërorin. Basketbollistët Faried me 22 pikë, pastaj Davis me 19, Harden me 14 , Irving me 13 pikë etj. ishin edhe protagonistët e fitores së dytë më radhë. Turqia nuk kishte fuqi që të shtyhet me gjigantët botëror dhe u desh të pajtohet me një debakël të tillë. Akyol me 12 pikë ishte më efikasi në radhët e kombëtares turke.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.