DYLON

Amerika, 100 për qind në krah të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht në krah të Kosovës – 100 për qind. Kështu tha ambasadori amerikan në NATO, Douglas Lute, në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore”, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

I ardhur pas më shumë se dhjetë viteve në Kosovë, ku menjëherë pas luftës ka udhëhequr sektorin amerikan të KFOR-it, Lute sheh përparim të madh në Kosovë, edhe pse rezervon gjykimin përfundimtar pasi të ketë parë më shumë.

EkoHigjiena

Megjithatë, ai vlerëson pozitivisht proceset nëpër të cilat kalon vendi, dhe konfirmon pa asnjë mëdyshje përkrahjen e Washingtonit për rrugëtimin e Kosovës.

Derisa insiston se Marrëveshja me Serbinë e arritur në prill të vitit të kaluar është historike, ambasadori Lute paralajmëron se në çdo rast zbatimi i një marrëveshjeje është shumë më i vështirë se sa arritja e saj.

Për mundësinë që Forcat e Sigurisë të Kosovës të transformohen në ushtri të vendit, ai thotë se është vendim që i takon vetëm Kosovës, por shton se këshillat për Qeverinë janë që të mos ngutet, sepse “lëvizja shumë e shpejtë mund ta vërë në rrezik përkrahjen në NATO”.

Sipas ambasadorit amerikan në NATO, Douglas Lute, vendimi për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri është vendim sovran i Qeverisë dhe i popullit të Kosovës.

Megjithatë, ai shton se duhet pasur kujdes të madh, sepse “lëvizja shumë e shpejtë mund ta vërë në rrezik përkrahjen në NATO”. (Koha Ditore)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.