DYLON

AME me Telekomin i Kosovës dhe kompaninë IPKO kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për ofrimin e shërbimeve SMS në raste emergjente

AME me Telekomin i Kosovës dhe kompaninë IPKO kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për ofrimin e shërbimeve SMS në raste emergjente
Avatar photo Redaksia

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Telekomi i Kosovës dhe IPKO nëpërmes Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar sot, janë pajtuar që Telekomi i Kosovës dhe IPKO t’i ofrojnë AME-së shërbimet SMS për qytetarët, për të paralajmëruar apo alarmuar në raste të emergjencave, fatkeqësive apo krizave.

Me këtë rast, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, në emër të bashkëpunimit, do të ofrojnë listën me numra nga databaza e të dhënave të klientëve për AME-në, pa pagesë dhe asnjë lloj kompensimi, e cila do të përditësohet në baza mujore, në një mënyrë të përshtatshme për të cilën pajtohen palët. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.