Ambulanca e Tërpezës në bodrumin e xhamisë, Komuna e Vitisë ndan lokacionin për ndërtim të objektit të ri

Ambulanca e Tërpezës në bodrumin e xhamisë, Komuna e Vitisë ndan lokacionin për ndërtim të objektit të ri

Në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë, ka vite që kur ambulanca e fshatit funksionon në ambientet e xhamisë, konkretishtë në bodrum të objektit fetar, shkruan Plus Tv.

Aty kryhen një varg shërbimesh mjekësore për banorët e fshatit. Këta të fundit ka kohë që kanë kërkuar që të gjendet një hapësirë për ndërtimin e ambulancës së re.

E si duket Komuna e Vitisë, më në fund ka gjetur një zgjidhje. Kuvendi komunal, ditë më parë ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme në këtë kohë të pandemisë, ndërsa me vota unanime të anëtarëve të kuvendit, që ishin prezent, ka marrë vendim për ndarjen e një lokacioni në fshatin Tërpezë, për ndërtimin e objektit të ri të ambulanës.

Drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Basri Aliu, deklaron se ata janë duke hulumtuar gjetjen e donatorëve me të cilët do të financonin ndërtimin e ambulancës në këtë fshat pasi tash kanë caktuar lokacionin.

Ai ka thënë se nëse nuk gjejnë donatorë objektin e ri do ta financon komuna me buxhet të vetin.

“Jemi duke hulumtuar donatorë, ende nuk kemi të konfirmuar por jemi në bisedime me qeverinë e shtetit të Kuvajtit. Kuvendi ka ndar një lokacion afër shkollës në Tërezë për objektin e ri, punimet do të nisin sivjet por varet edhe nga situata me pandemi. Qëllimi është që ky fshat në një të ardhme të afërt të bëhet me ambulantë të re, pasi deri tash shërbimet mjekësore për banorët e fshatit Tërpezë po kryhen në xhaminë e fshatit”, tha Aliu për Plus Tv.

Ky fshat ka mbi 3 mijë banorë teksa ata e shohin si prioritet ndërtimin e objektit të ri të shtëpisë së shëndetit.

BURIMI: PlusTv

KOMENTE