DYLON

Ambasadorja Moro qëndroi në Bujanoc

Avatar photo Redaksia

Një delegacion i ambasadës së Francës në Beograd, i kryesuar nga ambasadorja Christine Moro ka qëndruar në komunën e Bujanocit. Ajo ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e institucioneve lokale komunale, godinën ku vijojnë mësimet studentët e fakultetit ekonomik të Suboticës dhe objektit të ri që është në ndërtim e sipër.

“Ndjehem mirë që gjendem këtu për të ndihmuar tejkalimin dhe zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë këtu”, është shprehur ambasadorja Christine Moro pas takimit me kryetarin e komunës Nagip Arifin dhe atë të kuvendit komunal Jonuz Musliu.

EkoHigjiena

Moro gjatë vizitës që i bëri fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc është njoftuar për procesin e studimeve dhe funksionimin e këtij fakulteti të clin studiojnë shqiptarë, serb e romë nga Bujanoci e vendet e ndryshme të Serbisë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi delegacion e ambasadës e njoftoi për situatën e përgjithshme politike dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Arifi thotë se ka marrë mbështetjen për përkrahjen e ambasadës së Francës në realizimin e projekteve me rëndësi për qytetarët e këtij vendi.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=14884

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.