DYLON

Ambasadorja Jacobson premton mbështetje për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të premten në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadoren amerikane për mbështetjen e parezervë dhënë Kosovës në rrafshin dypalësh dhe shumëpalësh.

EkoHigjiena

Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja Jacobson biseduan për agjendën e bashkëpunimit ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës, fuqizimin e partneritetit me Iowa-n dhe ngritjen e prezencës së Kosovës në SHBA.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadoren amerikane edhe për masat që Kosova ka ndërmarrë në raport me sanksionet ndaj Federatës Ruse, duke theksuar përkushtimin e Kosovës në raport me përgjegjësitë ndërkombëtare. Po ashtu, Hoxhaj, çmoi vlerësimin e Departamentit të Shtetit për përfshirjen e Kosovës në Koalicionin Ndërkombëtar kundër ISIS-it.

Ambasadorja Jacobson, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA-së për proceset në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Enver Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të raporteve dhe shkëmbimeve me SHBA-të, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.