DYLON

Ambasadorja e Turqisë vlerëson aktivitetin e Shoqatës “Gilan”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, znj. Kivilcim Kilic ka qëndruar sot në Gjilan ku n agjendën e saj ka pas edhe vizitën në shkollën fillore të ulët “Musa Zajmi”, paralelet në gjuhën turke, përkatësisht në klasën e mësueses Filiz Sllamniku, e cila edhe është edhe drejtoreshë e shoqatës kulturore, për arsim dhe integrim “Gilan”.

Veçanërisht me vizitën vijuese në shoqatën “Gilan”, ambasadorja Kilic u njoftua për aktivitetet e shumta të shoqatës e cila, e siç tha drejtuesja e kësaj shoqate Filiz Sllamniku, edhe e gëzon mbështetjen e plotë nga kryetari i komunës z. Lutfi Haziri, i cili përveç që ka siguruar hapësirën për këtë shoqatë ofron edhe mbështetje për projektet dhe aktivitetet e saja.

EkoHigjiena

Nga ana e saj ambasadorja turke, znj. Kilic shprehu mirënjohje për aktivitetet e shumta të kësaj shoqate si dhe i vlerësoi si të qëlluara edhe investimet e bëra deri më tani nga institucionet turke në ambientet e shoqatës në vlerë me mbi 10.000 euro, pasi dukej se ato janë vënë në shërbim të aktiviteteve dhe veprimtarisë së suksesshme të kësaj Shoqate. Ajo ka vlerësuar edhe ndihmën që kryetari i komunës e ka dhënë për këtë shoqatë dhe stafin e saj në drejtim të zonjës Filiz Sllamniku.

Drejtuesja e Shoqatës “Gilan” , znj Filiz Sllamniku tha se ndihet tejet e nderuar që ambasadorja e Republikës së Turqisë u dha përkrahje morale, por edhe mbështetje për projekte në të ardhmen për këtë shoqatë që ajo e konsideroi si lidere në Anamoravë, me të cilën do të ketë marrëdhënie të veçanta

Përndryshe, nga ambasadorja janë ftuar në një vizitë zyrtare në ambasadën turke me seli në Prishtinë. drejtoresha e shoqatës znj Filiz Sllamniku dhe stafi i ngushtë i shoqatës “Gilan”, i përbërë nga z.Shevqet Mehmet, znj. Sada Ismaili, znj. Ajhane Gashi, z. Fahredin Sherifi, znj. Ajla Keçi Bekteshi.

Përndryshe, në fund të takimit drejtoresha e Shoqatës “Gilan” znj. Filiz Sllamniku u nderua me një dhuratë nga ambasadorja e Turqisë znj. Kivilcim Kilic për punën e bërë në të mirë të të gjitha komuniteteve e në veçanti të komunitetit turk në komunën e Gjilanit. /2L ONLINE/






Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.