Ambasadorja e Turqisë: Gjilani shembull i mirë i traditës së multikulturalizmit dhe multietnicitetit
/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, të cilën e ka njoftuar për koeksitencën tradicionale të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të kulturave të përbashkëtadhe të nevojës që ta vazhdohet me këtë shembull të mirë të ruajtjes së këtyre vlerave për të ardhmen e Komunës së Gjilanit.
“Është një nderëi veçantë që sot e takova ambasadoren, Kivilcim Kiliç. Prezenca turke në Gjilan është në tri nivele;diplomatik, ushtarak dhe niveli i tretëështë ai i mbështetjes financiare qëështë agjencioni shtetëror “Tika”. Pres rerstaurimin dhe renovimin e objekteve të trashëgimisë kulturore siç është xhamia “Atik”, e cila daton që nga viti 1605. “Tika” ka hyrë në programe bujqësore në bashkëfinancim me Komunën dhe në arsim në ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në lagjen “Arbëria”. E falënderoj ambasadoren dhe shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme”, tha kryetari Haziri.
Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës,Kivilcim Kiliç, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka thënë se ky i fundit është shembull për Europën që po e vazhdon traditën e multikulturalizmit dhe multietnicitetit.
“Ndihem krenare që gjendet sot në Komunën e Gjilanit.Kam vizituar shoqatën “Fidan” dhe “Gilan”. E falënderova kryetarin Haziri që po e vazhdon një traditë qëështë shembull jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Europën, pra shembulli i multikulturalizmit dhe multietnicitetit. Këtë harmoni dhe koekzistencë e kemi parë edhe kur kemi vizituar shkollën dhe shoqatat tjera. Ne e shohim si pasuri të madhe mbrojtjen e kësaj kulture”, ka deklaruar para gazetarëve ambasadorja Kiliç.
Ajo është shprehur se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës në çdo aspekt janëspecial, duke konfirmuar se“do të vazhdojmë ta japim kontributin për Kosovën, sikur që kemi bërë deri më tash”./2L ONLINE/
