DYLON

Ambasadorja e Gjermanisë vizitoi komunën e Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Veits, gjatë vizitës që I bëri sot Vitisë ka thënë se ndjehet tejet e kënaqur me mikpritjen dhe hasa një frymë shumë pozitive sa i përket vizionit drejtë të ardhmes. “Problemet që i ka Kosova sa i përket zhvillimit ekonomik, janë natyrisht problem shumë të mëdha, mirëpo Kosova ka shumë miq dhe Gjermania është njëri ndër ta. Kjo kriza e migrimit ilegal ka edhe një anë pozitive sepse tani e pamë se Kosova vërtet ka nevojë edhe për një zhvillim shumë të madh ekonomik dh eta mbështesim Kosovën në këtë rrugë që të krijohen mundësi punësimi për qytetarët”, ka thënë ambasadorja Veits.

Ndërsa kryetari i komunë së Vitisë, ka theksuar se kjo vizitë e ambasadës së shtetit më të fortë evropian Gjermanisë është e rëndësisë së veçantë dhe me zonjën Veits kanë biseduar për shumë sfera të jetës, zhvillimin ekonomik, sfidat me të cilat ballafaqohet komuna, të arriturat dhe rezultatet, si dhe planet për të ardhmen.

EkoHigjiena

“Ne kemi një bashkëpunim dhe lidhshmëri natyrale me Gjermanin, ngase kemi një mërgatë shumë të gjerë në numër që jeton, punon dhe vepron me decenie të tëra në këtë vend, prandaj jemi falënderues popullit gjerman dhe Qeverisë saj, e po ashtu falënderojmë nga këtu edhe kancelaren Merkel për punën që po e bënë në BE e për Kosovën në veçanti. Ne si komunë e vogël natyrisht kemi nevoja të mëdha për arsye se kemi qenë komunë e pazhvilluar por që jemi ende në progres e sipër dhe ne rehabilitim të tërësishëm me projekte në infrastrukturore, zhvillimore e sidomos aksentin e kemi në gjenerim të punësimit, pas migrimit të fundit që edhe ne si komunë ishim të prekur”, ka thënë kryetari Haliti.

Vizita e ambasadores gjermane Angelika Veits në Viti ka filluar me një takim gjysmë orësh me kryetarin e komunës, për të pasuar në një takim me qeverinë komunale dhe shoqërinë civile ku ambasadorja u njoftua me historikun e komunës së Vitisë. Ambasadorja Veits vizitën në komunën e Vitisë e ka përmbyllur me një vizitë që i ka bërë Fabrikës së bulonave VINEX në Viti./2L ONLINE/