DYLON

Ambasadorja e Francës në Kosovë mbështet Gjilanin për përfshirje në rrjetin e qyteteve historike të Europës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, të cilën e ka informuar për zhvillimet e përgjithshme në Gjilan, duke marrë mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme të saj, për përfshirjen e Gjilanit në rrjetin e qyteteve historike të Europës.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se ambasadores Daviet i ka dhënë informacionet e përgjithshme për Gjilanin, zhvillimet dhe punët që janë duke u bërë në shumë fusha, nga e cila ka marrë edhe mbështetje për Gjilanin si Qytet Historik.

EkoHigjiena

”Sot takova ambasadoren e Francës në Kosovë, të cilën e kam informuar për Gjilanin në përgjithësi, për zhvillimet e ndryshme që kanë ndodhur e po ndodhin, për aspektet e pasura historike që ka Komuna jonë, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme që janë vlera krenarie e Gjilanit. Nga ky takim kam marrë mbështetjen e fuqishme të autoritetit të ambasadores, për përfshirjen e qytetit Gjilanit në rrjetin e gjerë të qyteteve historike të Europës. Kemi me çka të prezantohemi në këtë rrjet, duke nisur nga monumentet dhe elemente të ndryshme e të shumta historike, kulturore, fetare, etj, që si Komunë me rëndësi strategjike për pozitën gjeografike që ka, është interesante dhe me karakteristika që ofrojmë, do të jemi qytet tërheqës me një vëmendje të veçantë në këtë rrjet të qyteteve historike”, tha për këtë takim kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.