DYLON

Ambasadori qëndron në Preshevë, viziton maternitetin

Avatar photo Redaksia

Ambasadori i Zvicrës Jean-Daniel Ruch sot ka qëndruar për një vizitë edhe në komunën e Preshevës. Pas vizitës që dje ambasadori i bëri liderëve institucional dhe politik në Bujanoc sot ka qëndruar edhe në Preshevë, me ç’rast është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën.

Temë e bisedimeve sipas Mustafës ishte situata aktuale në Luginë dhe mundësia e zhvillimit ekonomik përmes investitorëve të ndryshëm në këtë rajon, raporton Titulli.

EkoHigjiena

Gjatë takimit me të parin e komunës ambasadori Jean-Daniel Ruch ka folur edhe për maternitetin në Preshevë derisa së bashku me stafin tij i ka parë punimet e përfunduara në këtë maternitet.

Vlen theksuar se Zvicra përmes programit EU Progres së bashku me donatorë tjerë për këtë maternitet deri më tani ka dhuruar 250 mijë euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.