Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes rrjetit social “Twitter” ka bërë thirrje për dalje në votime.
“Në Kosovë si dhe në Amerikë, çdo votë numërohet. Çdo zë ka rëndësi. Pa marrë pararysh pikëpamjet tuaja, këdo që mbështetni më 6 tetor, dilni të votoni. Për veten, shtetin dhe të ardhmen”, ka shkruar Kosnett.