DYLON

Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi ka qëndruar sot në Viti dhe Stubëll

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ka qëndruar sot në Viti, me që rast ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Halitin dhe kryesuesin e kuvendit komunal Naim Pira.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Minxhozi u njoh me zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, si dhe për sfidat dhe planet për të ardhmen. Vizita e ambasadorit Minxhozi, ka vazhduar edhe në Stubëll të Epërme, ku atje ka deklaruar se është hera e tretë që viziton komunën e Vitisë, ndërkohë që sa herë që qëndron në këtë komunë dëshiron që të vizitoj edhe Stubllën.

EkoHigjiena

“Ky është një vend me histori të bujshme ndër shekullore. Stublla është një fshat i integruar në kulturë, shkencë, arsim etj, prandaj edhe ka veçorin e vet. Edhe shkolla e Stubllës, është e organizuar dhe model për shkollat tjera, e që sigurisht për këtë ka ndikuar shkolla e parë shqipe në këtë vend”, ka thënë ambasadori Qemal Minxhozi.

Ai mes tjerash ka vlerësuar lartë edhe organizimin e aktiviteteve tradicionale të kulturës dhe shkencës “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit” që për çdo vit e më shumë po grumbullon arsimdashës, intelektual e krijues nga gjitha trevat shqiptare.

Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, duke përshëndetur për vizitën por edhe interesimin për komunën e Vitisë të ambasadorit Minxhozi, ka thënë se Stublla shquhet për organizimin e mirë të banorëve të këtushëm, që shpesh herë është shembull për të mirë.

Duke folur për aktivitetet kulturore e shkencore, kryetari Haliti ka përmendur se sivjet organizimi i manifestimit të “Dom Mikelit” do të ketë një vëmendje më të shtuar për faktin e shenjtërimit të Nënës Terezë që do të bëhet në muajin shtator.

Kurse në emër të banorëve të fshatit Stubëll, prifti i Kishës Don Albert Jakaj, ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe njëherit i ka njoftuar shkurtimisht me aktualitetin dhe bashkëjetesën e mirë, por edhe bashkëpunimin e ndërsjellë me Institucionet komunale të Vitisë. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.