Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashk me nënkryetarët e komunës, Faton Jakupi dhe Bojan Stamenkoviç kanë pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Këshilltarin e tij Artur Bushati.
Gjatë këtij takimi ëshë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim me Shqipërinë rreth çështjeve të ndryshme.
Kryetari Kastrati tha se Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Kamenicën.
“Ambasadorin Minxhozi e njoftova me situatën e përgjithshme të Kamenicës dhe diskutuam rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në disa sfera. Ai shprehu gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar edhe më tutje me Kamenicën dhe Republikën e Shqipërisë”, deklaroi kreu i komunës.