Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasardhës të ambasadores Tracey Ann Jacobson kanë caktuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë
Siç shihet edhe në disa fotografi të publikuara nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ai sot ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, për të vazhduar në rezidencën e tij në Prishtinë.
Por kush është Greg Delawie?
Greg Delawie ishte Zëvendës Ndihmës Sekretar për Verifikimin, Planifikimin dhe Sigurinë Europiane në Byronë e Kontrollit të Armëve, Verifikimit dhe Pajtueshmërisë. Ai është përgjegjës për Zyrat Euro-Atlantike të Çështjeve të Sigurisë.
Përpara se t’i bashkohet AVC-së në vitin 2012, Delawie ishte zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA –së në Berlin, Gjermani, ku ai shërbeu si zyrtari më i lartë operativ të një prej misioneve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.
Para Berlinit, ai ishte zëvendës ndihmës sekretar në Byronë e Marrëdhënieve Politiko-Ushtarake.
Delawie gjithashtu ka shërbyer jashtë vendit si zëvendës shef i misionit në ambasadën e SHBA-së në Zagreb, Kroaci, dhe në pozita të ndryshme në Romë, Ankara, dhe Frankfurt.
Në detyra të tjera nga Uashingtoni, ai ka punuar në çështjet dypalëshe të tregtisë; burimet njerëzore të politikave; sigurisë së aviacionit; si dhe për Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Delawie flet disa gjuhë të huaja, siç janë gjermanisht, italisht, kroatisht, dhe Turqisht. Ai ka diplomuar në Kolegjin e Harvardit, në ekonomi. Ai është me origjinë nga San Diego, Kaliforni.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=40097