DYLON

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë viziton Kamenicën

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i komunës Së kAMENICëS Begzad Sinani,priti Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi. ku përgjatë bisedës u tregua gatishmëria, për të filluar bashkëpunimi mes komunës së Kamenicës me komunat e Shqipërisë në fusha të ndryshme me interes të dyanshëm.

Gjatë takimit doli edhe ideja për organizimin e një panairi në qytetin e Kamenicës ,ku do të merrnin pjesë dhjetë kompani të prodhimeve bujqësore nga Shqipëria , Medvegja, Bujanoci dhe Presheva .

EkoHigjiena

Po ashtu u bisedua edhe për mundësinë e binjakëzimit të shkollave të mesme të komunës së kamenicës me shkollat e ndonjë qyteti të Shqipërisë ,ku do të shkëmbenin edhe vizita reciproke të nxënësve.

Ambasadori Minxhozi, i bëri një vizitë kompanisë prodhuese të kërpudhave ”Fungo ff”, për t’u njohur për së afërmi me prodhimin e kësaj ndërmarrje, si dhe vizituan varrezat e dëshmorëve . /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.