DYLON

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Jens Erik Grøndahl vizitoi Vitinë

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Jens Erik Grøndahl vizitoi Vitinë
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e aktiviteteve që po realizohen në kuadër të programit “Dialogu për Komunat Evropiane” (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, ambasadori i këtij shteti Jens Erik Grøndahl, i shoqëruar edhe nga Valmir Gashi, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, kanë qëndruar sot në Viti.

Ata janë pritur nga kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtorë.

EkoHigjiena

Fillimisht kryetari Haliti, duke u dëshiruar mirëseardhje, ka falënderuar mysafirët për vizitën në Viti e më pas e njoftoi ambasadorin norvegjez me aktivitetet komunale, të arriturat, resurset që i posedon kjo komunë, projektet që janë realizuar dhe nevojat që ka komuna e Vitisë.

Ambasadori Grøndahl, u informua edhe për sfidat, si dhe progresin në komunën e Vitisë gjatë viteve të fundit. Gjithashtu u interesua edhe për pozitën e të rinjve vitias dhe perspektivën e tyre në të ardhmen.

Vizita e ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, është realizuar në kuadër të vizitave që ai po zhvillon nëpër komunat e Republikës së Kosovës, për tu njohur me zhvillimet pozitive dhe me praktikat e mira të funksionimit institucional.

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale KLGI, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë është duke implementuar programin “Dialogu për Komunat Evropiane” (DEM).

 Ky program synon të forcojë qeverisjen lokale përmes avancimit të dialogut dhe politikave ndër-institucionale, ndërtimin e kapaciteteve, rritjen e rolit të komunave, promovimin e digjitalizimit dhe inovacionit, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

 Në shenjë falënderimi për vizitën e realizuar sot në Viti, kryetari Haliti, e nderoi me një mirënjohje ambasadorin Grøndahl. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.