DYLON

Ambasadori i Britanisë së Madhe vizitoi Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe vizitoi Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Sot, ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, z. Nicholas Abbott, vizitoi Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në kazermën „Evropianët e Rijnë“ në Pomozatin, me ç ‘rast u mirëprit nga shefi i Shtabit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), nënkolonel Shpend Zogaj, i cili e njoftoi atë me të arriturat e përgjithshme të këtij regjimenti si dhe vizionin për të ardhmen.

Ambasadori Abbot, gjatë kësaj vizite takoi studentët pjesëmarrës të trajnimit „Menaxhimi i Rrezikut nga Trauma“ (TRiM), si dhe vizitoi objektet e QTKSH-së: kornizën e helikopterit; vagonët e trenit; ndërtesat e shembura dhe gjysmë të shembura; zonën e përplasjes masive të trafikut dhe kullën e lartë të ushtrimeve.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Abbot, gjatë vizitës së tij, nga shefi i qendrës së trajnimit u informua rreth planeve për ndërtimin e infrastrukturës së QTKSH-së, për ta bërë një qendër të kompletuar për trajnime të kërkim-shpëtimit, jo vetëm për pjesëtarët e FSK-së, por edhe të rajonit dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ambasadori Abbot, vlerësoi QTKSH-në, për gjithçka që ka arritur deri me tash dhe veçanërisht për vizionin e saj për të ardhmen. Ai gjithashtu premtoi vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në dhe QTKSH-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.