DYLON

Ambasadori Delawie nderohet me “Hartën e Artë të Kosovës”

Ambasadori Delawie nderohet me “Hartën e Artë të Kosovës”
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dekoruar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Greg Delawie me “Hartën e artë të Kosovës”, si shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e dhenë për shtetin e Kosovës.

Ja postimi i plotë i kryeministrit të vendit në profilin e tij në FB:

Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e ShBA-ve, Greg Delawie, në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, pata nderin t’ia dhuroj, sot, Hartën e Artë të Kosovës, si simbol të vlerësimit tonë për punën e tij të madhe në mbështetje të agjendës sonë shtetërore dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme politike dhe ndihma e miqve amerikanë ishte dhe mbetet jetike për vendin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj.
RH

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.