DYLON

Ambasadori Chabert vizitoi gjimnazin “Zenel Hajdini”

Ambasadori Chabert vizitoi gjimnazin “Zenel Hajdini”
Avatar photo Redaksia

Pas takimit me kryetarin Lutfi Haziri, ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka vizituar sot gjimnazin “Zenel Hajdini”, me ç’rast mbajti një ligjëratë me temën “Integrimet europiane”.

Ambasadori Chabert, duke u përgjigjur pyetjeve të shumta të gjimnazistëve gjilanas, theksoi se njerëzit e Kosovës mund t`i japin Europës shumë, duke ruajtur vlerat e tyre dhe duke i ndarë me të tjerët.

Pas ligjëratës, drejtoresha e Arsimit të Gjilanit, Shqipe Kastrati dhe drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha, e njoftuan ambasadorin francez për rrjedhën e punës në shkollë dhe për arsimin gjilanas në përgjithësi.

EkoHigjiena

Kastrati Haziri ka përmendur takimet e zhvilluara me përfaqësues të ambasadës franceze dhe për planet e vazhdimit të takimeve, për të siguarar mbarëvajtje të të mësuarit të gjuhëve të huaja, përfshirë edhe gjuhën frënge, që ka një traditë të gjatë të mësuari në Kosovë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.