DYLON

Ambasadori çek: Jam shumë i kënaqur që e kemi një bashkëpunim të mirë me Gjilanin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý. Kryetari Haziri e ka falëderuar ambasadorin Šilhavý për bashkëpunimin mes shkollës “Liria” në Pogragjë dhe shkollës “Valleticka” në Pragë në shkëmbim të përvojave dhe njohurive mes vete.

“Ambasadori Šilhavý po e viziton Komunën e Gjilanit pas një vizite në shkollën fillore “Liria” në Pogragjë. Kjo formë e bashkëpunimit mes shkollës “Liria” dhe asaj “Valleticka” në Pragë dhe vetë interesimi dhe mbështetja e pakursyer e ambasadorit, neve na bënë të nderuar si gjilanas, si Komunë dhe si qytetarë sepse ndihma iu shkon fëmijëve, shkollës, asrimtarëve dhe prindërve drejpërdrejt në ndarjen e përvojave dhe njohurive në marrjen e shumë informacioneve që sot Europa i ka. Republika Çeke ndan shumë vlera kulturore të Europës së vjetër dhe të Europës së re”, ka thënë Haziri pas takimit.

EkoHigjiena

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka theksuar se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin e Komunës dhe të nxënësve të shkollës “Liria” në Pogragjë dhe shkollës “Valleticka” në Pragë.

“Falënderoj kryetarin Haziri për mikpritjen. Unë jam shumë i kënaqur që e kemi një bashkëpunim të mirë me Gjilanin, përkatësisht me shkollën fillore “Liria” në Pogragjë, e cila ka partneritet me shkollën “Valleticka” në Pragë. Këtë vit e kemi nënshkruar memorandumin për bashkëpunim dhe mund të them se për gjysmë viti është një bashkëpunim i shkëlqyer. Nxënësit e kanë një uebfaqe të përbashkët dhe aty publikojnë gjëra që bashkëpunojnë në largësi. Mezi s’po presin të takohen mes vete. Nxënësit e shkollës “Valleticka” në vitin e ardhshëm do ta vizitojnë shkollën “Liria” dhe anasjelltas”, ka deklaruar amabsadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý. ​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.