DYLON

Ambasadori britanik O’Connelli në Viti për të përkujtuar gazetarin Kerim Lewton

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në përvjetorin e 15 të vrasjes së gazetarit Kerim Lewton, sot në Viti ka qëndruar ambasadori britanik Ruairi O’Connelli, i cili së bashku me kryetarin e komunës së Vitisë, vendosën kurora lulesh tek memoriali i gazetarit të ndjerë britanik.
Me këtë rast, kryetari Sokol Haliti, ka theksuar se dita e sotme kur kujtohet vrasja e gazetarit Kerim Lewton, është një ditë përmes së cilës gazetarët duhet të reflektojnë se sa ka vlerë liria e shtypit në botë, kurse për ne përfaqësuesit e institucioneve, do të shërbej si një moment që na obligon të punojmë drejt dhe pa dallim, duke respektuar gjithmonë lirinë e shtypit.

“Ju ftoj që bashkërisht të punojmë drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike ku çmohen të gjitha vlerat”, ka thënë Haliti.

EkoHigjiena

Kurse ambasadori O’Connelli , duke falënderuar të pranishmit, ka thënë se është më se e nevojshme për të krijuar një shoqëri me kulturë dhe vlerat që mbrojnë gazetarët.

“Është një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë, të kemi media të lira. “Është shembulli i Kerim Lewtonit që tregon ballafaqimin e gazetarëve me kërcënime e rreziqe të ndryshme. Gjithmonë duhet ditur se çmimi për lirinë e shtypit është I madh dhe në këtë drejtim kërkohet një përkushtim më i madh Institucional për të ruajtur gazetarët”, ka thënë ambasadori britanik.

Në vizitën që u bë pranë memorialit të gazetarit Kerim Lewton në Viti, ishin edhe familjarët e gazetarit të ndjerë. Ndryshe, Kerim Lewton, ishte vrarë në fshatin kufitar Pustenik më 29 mars 2001, gjatë raportimit nga zona e luftës në Maqedoni. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.