DYLON

Ambasadori Bajrami viziton ekipin e SC Gjilanit në Luksemburg

Ambasadori Bajrami viziton ekipin e SC Gjilanit në Luksemburg
Avatar photo Redaksia

“Shkëlqesia e tij, z. Agron Bajrami, Ambasador i Kosovës në Luksemburg ka vizituar ekipin në prag të ballafaqimit ndaj ekipit vendas të Progres Niederkorn në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës”, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.

Bajrami ka ofruar mbështetje për ekipin gjatë qëndrimit në Luksemburg, teksa ka uruar edhe për një paraqitje sa më dinjitoze në ballafaqimin e së enjtes.

EkoHigjiena

Ndërkaq, menaxhmenti i klubit ka mirëpritur vizitën dhe mbështetjen e ambasadorit Bajramit, duke i dhuruar emblemën e klubit me simbole shtetërore dhe fanellën zyrtare.

“Ambasadori Bajrami u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të cilët jetojnë në Luksemburg që ta mbështesin ekipin e Gjilanit në përballjen e së enjtes mbrëma ndaj ekipit Progres Niderkorn”, thuhet në njoftimi ne SC Gjilanit.

Klubi mirëpret tifozët dhe konfirmon se ka siguruar edhe pjesën e tribunës në të cilën do të vendosen në ditën e ndeshjes, thuhet në fund  të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.