DYLON

Ambasadori amerikan z. Philip S. Kosnett vizitoi Policinë e Kosovës

Ambasadori amerikan z. Philip S. Kosnett vizitoi Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), z. Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin amerikan z. Philip S. Kosnett, i cili ishte i shoqëruar nga zyrtarë të ICITAP-it amerikan.

Drejtori Qalaj iu adresua me një falënderim të veçantë ambasadorit amerikan z. Kosnett për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-ja ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë ndaj Policisë së Kosovës, njëkohësisht njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve pa dallime, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Temë diskutimi e këtij takimi ishin siguria e përgjithshme në Kosovë, lufta kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritja dhe forcimi i integritetit dhe kapaciteteve policore, vazhdimi i bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, si dhe synimi drejt anëtarësimit të PK-së në organizata ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Ambasadori Kosnett vlerësoi përpjekjet dhe kontributet e PK-së për sigurinë e të gjithë qytetarëve, dhe ishte i inkurajuar nga politikat e Policisë së Kosovës që kanë të bëjnë me përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjitha etniciteteve. Ambasadori Kosnett konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Amerikës ndaj Policisë së Kosovës, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.