DYLON

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhuron teste rapide Atigjen për komunat e Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhuron teste rapide Atigjen për komunat e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës teste rapide Atigjen në vlerë prej 476 mijë dollarë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës bënë me dije se Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476.000$  me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM.

EkoHigjiena

Testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.

“Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.