DYLON

Ambasada e Shqipërisë kërkon regjistrimin e shtetasve të saj të strehuar në Kosovë

Ambasada e Shqipërisë kërkon regjistrimin e shtetasve të saj të strehuar në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë i ka drejtuar një kërkesë bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Ja postimi i plotë:

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM

EkoHigjiena

Kërkesë drejtuar bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri

Të nderuar,

Në radhë të parë, ju falenderojmë për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’i ardhur në ndihmë dhe strehuar familjet e prekura nga tërmeti, i datës 26 nëntor 2019.

Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar me Komunat dhe me Policinë e Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në RKS.

Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert.

Për këtë, ju ftojmë të njoftoni Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë në një nga kontaktet e mëposhtme:
Telefon: + 383 (0) 38 248 208
Celulari i emergjencës: + 383 (0) 45 618 618
E-mail: [email protected]
Facebook: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë: https://www.facebook.com/AmbasadaPrishtine/

Si dhe Komunat përkatëse, në të cilat kryeni aktivitetin ose banoni.

Komuna Skenderaj Komuna e Ferizajt Komuna e Gjilanit Komuna Shtime Komuna e Drenasit Komuna e Prishtinës Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare Komuna e Vitisë Komuna e Gjakoves Komuna Istog Komuna Kaçanik Komuna Klinë Komuna Junik Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare Komuna Malisheve Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare Komuna Obiliq Komuna Pejë Komuna e Podujevës Komuna e Rahovecit Komuna Suharekë Komuna Hani i Elezit Komuna e Mamushes Komuna e Prizrenit Komuna e Dragashit Komuna e Deçanit Plisat Shoqata Humanitare Diaspora Forumi për Iniciativa Qytetare Albanian Diplo

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.