DYLON

Ambasada e SHBA-ve përshëndet votimin e Gjykatës

Avatar photo Redaksia

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë e ka përshëndetur votimin pro për themelimin e Gjykatës speciale nga Parlamentit të Kosovës, duke e vlerësuar lart përkushtimin e deputetëve. Sipas SHBA-ve votimi i sotëm shtron rrugën për një proces të cilin bashkësia ndërkombëtare do ta shohë si kredibil, dhe që do të ndihmojë në mbylljen e këtij kapitulli të vështirë të historisë së Kosovës.

“Votimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës ishte një hap vital drejt themelimit të një gjykate të Kosovës që mund të zgjidhë në mënyrë kredibile pohimet serioze nga Raporti i vitit 2010 i Këshillit të Evropës. Kjo gjykatë është thelbësore për të hequr akuzat nga të pafajshmit, për të dëshmuar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, dhe për të zgjidhur përfundimisht këto pohime shqetësuese. Ne vlerësojmë vendimin e atyre deputetëve të cilët vërtetuan përkushtimin e tyre për themelimin e një gjykate sipas ligjit të Kosovës dhe e cila do të përqëndrohet strikt në individët dhe në veprimet individuale. Votimi i sotëm shtron rrugën për një proces të cilin bashkësia ndërkombëtare do ta shohë si kredibil, dhe që do të ndihmojë në mbylljen e këtij kapitulli të vështirë të historisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të mbështetur Kosovën gjersa Kosova vazhdon të ec para me këtë detyrë thelbësore”, thuhet në një deklaratë për media të lëshuar nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

EkoHigjiena

Jacobson: Themelimi i Gjykatës, lajm i mirë për Kosovën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey an Jacobson, e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën, miratimin e themelimit të Gjykatës së posaçme për krimet e luftës dhe vazhdimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Këto komente ambasadorja i ka bërë në rrjetin social Twitter.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Gjykatës dhe zgjatjen e mandatit të EULEX-it me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime, përmes miratimit të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.