DYLON

Ambasada e Norvegjisë mbështet Zyrën e Kryeministrit

Ambasada e Norvegjisë mbështet Zyrën e Kryeministrit
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl dhe drejtorin ekzekutiv të Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, Naim Rashitin, për mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit.

Me këtë memorandum synohet forcimi i institucioneve të Republikës së Kosovës përmes mbështetjes nga ana e ekspertëve të nivelit të lartë në komunikim dhe shtrirje, për të ruajtur dhe forcuar mbështetjen publike dhe politike për dialogun, për të rritur transparencën në këtë proces, si dhe për të siguruar përfshirjen e institucioneve të tjera, akterëve joqeveritarë dhe gazetarëve. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.