DYLON

Ambasada amerikane uron Kosovën për anëtarësimin në UEFA

Avatar photo Redaksia

Ambasada amerikane në Kosovë, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka uruar Kosovën për anëtarësimin në UEFA, bashkangjitur me përgjigjen e këshilltarit ligjor të UEFA-s që i dha përfaqësuesit serb, i cili e kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, me arsyen se shteti i ri ballkanik nuk është pranuar ende nga OKB-ja.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetenca të njohin shtete, por shtetet njohin shtete. Nëse nuk jeni anëtar i OKB-së, nuk do të thotë se nuk jeni shtet. Katër kriteret që të jesh shtet janë determinimi i një territori, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët. Kështu, anëtaret e Kongresit do të vendosin vetë mbi atë nëse Kosova e meriton të pranohet në UEFA”, është përgjigjur zyrtari i UEFA-s, përgjigje të cilën e ka postuar ambasada amerikane.

EkoHigjiena

http://www.rtklive.com/?id=2&r=69283

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.