DYLON

Ambasada Amerikane nderon me mirënjohje Lutfi Hazirin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka nderuar me mirënjohje kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Kryetari Haziri e ka pranuar mirënjohjen nga zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Jennifer Bachus, në kuadër të aktivitetet të djeshëm të Ambasadës Amerikane “Amerika me Kosovën”, të mbajtur në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti”.

Mirënjohja i është dhënë për mbështetjen e veçantë të punës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe mbështetjes së Sektorit Civilo-Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe ICITAP-it në implementimin e programit social në terrenit “Amerika with Kosovo”.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka falënderuar Ambasadën Amerikane për mirënjohjen si dhe për kontributin e që ka dhënë dhe po jep SHBA për Gjilanin e për Kosovën në të gjitha aspektet, duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.